Adresar i kishave, bashkësive fetare dhe grupeve religjioze në Maqedoni - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Adresar i kishave, bashkësive fetare dhe grupeve religjioze në Maqedoni PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Redaktor përgjegjës: Dervisha Haxhiq-Rahiq
Viti: 2009
PDF:
  ADRESAR-I-KISHAVE-BASHKESIVE-FETARE-DHE-GRUPEVE-RELIGJIOZE-NE-MAQEDONI.pdf

Адресар на црквите, верските заедници и религиозните групиKy është botimi i dyte i Adresarit te kishave, bashkesive fetare dhe grupeve religjioze ne Maqedoni. Botimi eshte pjese e programit Bashkepunimi nderreligjioz ne Maqedoni, qe e realizon Qendra Maqedonase per Bashkepunim Nderkombetar (MCMS) ne bashkepunim me Kishen Ortodokse Maqedonase, Bashkesine Fetare Islame, Kishen Katolike, Bashkesine Hebraike, Kishen Ungjillore-Metodiste, si dhe bashkesite tjera te regjistruara.

Adresari ka per qellim ta permiresoje informimin te opinioni i gjere per kishat, bashkesite fetare dhe grupet religjioze ne Maqedoni, si dhe ta permiresoje bashkepunimin mes vete bashkesive fetare. Me miratimin e Ligjit te ri per poziten juridike te kishave, bashkesive fetare dhe grupeve religjioze dhe hyrja e tij ne fuqi me 1 maj 2008, regjistrimi i kishave, bashkesive fetare dhe grupeve religjioze filloi te behet ne Gjykaten themelore Shkup II, ne regjistrin e vetem gjyqesor te kishave, bashkesive fetare dhe grupeve religjioze. Ne kete kontekst edhe vete bashkesite fetare te cilat deri ne fund te vitit 1998 kane qene te regjistruara e kane te drejten e statusit te subjektit juridik dhe automatikisht hyne ne regjistrin gjyqesor.

Ne periudhen kur adresari eshte pergatitur, gjithsej 18 kisha, bashkesi fetare dhe grupe religjioze kane qene te regjistruara ne regjistrin e vetem gjyqesor. Pyetesori per adresarin eshte derguar deri te te gjitha ato. Ne pyetesorin nuk u pergjigjen vetem grupi religjioz Satja Sai Qendra, qe eshte ne proces te ri-regjistrimit ne shoqate te qytetareve.

Botimi i dyte i Adresarit i permban informatat themelore te 16 bashkesive fetare te regjistruara (kontakt informata, struktura, funksioni me i larte, lloji dhe numri i objekteve fetare, zakonet fetare, mesimi fetar etj.), si dhe fotografi te selise dhe objekteve me te rendesishme fetare.

Radhitja e prezantimit te bashkesive fetare ne kete adresar eshte sipas radhitjes se bere nga botimi i pare i Adresarit ne vitin 2004.

Shpresojme se ky botim do te hase ne perdorim te gjere te institucionet arsimore, interesi i te cileve eshte drejtuar nga eshtjet religjioze, si dhe organizatat qytetare nga vendi dhe jashte, interesi i te cileve eshte drejtuar nga te drejtat religjioze dhe te njeriut.

 
Се наоѓаш тука  : Fillimi Bashkëpunimi Linqe