Trajnim për bisedime me shfrytëzueset e programit për aftësim të grave Shtyp
E martë, 05 mars 2013 10:46

Më 28 shkurt 2013 në suazat e Programit “Aftësimi i grave të prekura nga konflikti” (OZP) u mbajt trajnim për mbajtje të intervistave me gratë e identifikuara, shfrytëzuese potenciale të programit. 

IMG 2956

Në trajnim morën pjesë 14 përfaqësues të organizatave partnere. Ata do ta përgatisin studimin mbi gjendjen e tregut të punës, kërkesën dhe ofertën e fuqisë punëtore, në shtatë komunat ku do të realizohet programi. Me këtë studim duhet të identifikohen nevojat dhe potencialet e grave në rajonet e prekura nga konflikti, si edhe nevojat dhe përgatitjen e subjekteve afariste që t’i punësojnë ose t’i angazhojnë gratë e aftësuara.

Përveç intervistave me amvisëritë (në fokus janë anëtaret femra të tyre), gjatë marsit do të bëhen edhe intervista me përfaqësuesit e institucioneve publike lokale, ndërmarrjet dhe organizatat qytetare.

OZP-ja financohet nga Bashkimi Evropian në suazat e Komponentit 4 i Instrumentit për Ndihmë Paraaderuese (IPA), kurse zbatohet në partneritet me Florens Najtingel, Iniciativën për Perspektivë Evropiane dhe Rekanski biser.


Te nderlidhura: