Pse dhe si të inkuadrohem - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Pse dhe si të inkuadrohem PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Të ndihmoj, të mbështes, të bëhem vullnetar!

Milionë njerëz në botë inkuadrohen vullnetarisht në aktivitetet në bashkësi, në organizatat e shoqërisë civile, në partitë politike, në institucione, me dëshirë që të kontribuojnë për të mirën e të gjithëve, për shoqëri më të mirë, për jetë më cilësore.

Përfitimet nga puna vullnetare nuk mund të maten, por individualisht ato shihen në kushtet më të mira për jetë të ndonjë individi, të ndonjë familjeje, të ndonjë fshati, të ndonjë bashkësie, veçanërisht në vendet e pazhvilluara. Vullnetari në të kundërtën ka satisfaksion personal dhe profesional. Pjesa më e madhe e këtyre vullnetarëve  janë vullnetarë të Kombeve të Bashkuara dhe vullnetarë të Korpusit paqësor.

Por nevojë për vullnetarë nuk ka vetë në mjediset e pazhvilluara ose në bashkësitë kur njeriu është i kërcënuar. E mira është e nevojshme çdo kund. Mund të inkuadroheni në aksion bamirës për rregullimin e lagjes tuaj, në punën e bashkësisë lokale ose këshillin e banesës. Kështu kontribuoni për të mirën e fqinjëve tuaj, bashkëqytetarëve, por edhe për ju vetë.

Organizatat e shoqërisë civile (organizatat qytetare, kishat dhe bashkësitë fetare, sindikatat) kanë nevojë për vullnetarë të cilët do të inkuadrohen në punën e tyre dhe do të ndihmojnë të arrihen qëllimet e tyre. Vullnetarët janë të domosdoshëm për realizimin e aktiviteteve të një numri të madh të organizatave qytetare. Me punën vullnetare kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit jetësor, realizimin e të drejtave të njeriut, edukimin e fëmijëve, ndihmën juridike për viktimat e dhunës, qasjen e lirë deri te informatat.

Organizatat e shoqërisë civile ofrojnë mundësi edhe për realizimin e praktikës suaj gjatë studimeve ose diplomimit. Përmes praktikës fitoni përvojë dhe e plotësoni njohurinë e fituar teorike. Një pjesë nga universitetet në Maqedoni tashmë bashkëpunojnë me më shumë institucione, ndërmarrje dje organizata qytetare, por edhe ju vetë mund të inkuadroheni.

Vullnetarizmi dhe praktika në Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Mbështetje Inkuadrohu Pse dhe si të inkuadrohem