Bashkëpunimi ndërreligjioz në Maqedoni - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Bashkëpunimi ndërreligjioz në Maqedoni PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Bashkëpunimi ndërreligjioz në MaqedoniProgrami Bashkëpunimi ndërreligjioz në Maqedoni filloi në vitin 2003, si iniciativë e Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), në bashkëpunim me bashkësitë fetare në Maqedoni.

Qëllimi i programit është të rritet mirëkuptimi i ndërsjellë mes bashkësive fetare dhe kuptimi për ato te opinioni maqedonas në përgjithësi.

Grupi qëllimor është opinioni i gjerë në Maqedoni. Grupi konkret qëllimor janë anëtarët dhe aktivistët e bashkësive fetare në Maqedoni, me fokus të studentëve (dhe profesorëve) të institucioneve arsimore (fakultete teologjike dhe pjesërisht shkollat e mesme) të bashkësive fetare.

Bashkëpunimi, dialogu dhe mirëkuptimi mes bashkësive fetare janë komponentë të domosdoshëm gjatë ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë demokratike. Anëtarët e bashkësive fetare, personat fetar mund të luajnë rol të rëndësishëm në promovimin e paqes dhe respektimin e dallimeve, veçanërisht pse këto vlera duhet t’i posedojnë dhe t’i përcjellin te besimtarët e tyre.

Programi është i drejtuar më së shumti ndaj studentëve të Fakultetit Ortodoks dhe Fakultetit të Shkencave Islame, të cilët si persona fetar të ardhshëm do të duhej t’i kuptojnë edhe religjionet tjera, t’i kultivojnë marrëdhëniet me personat fetar nga religjionet tjera dhe ta prezantojnë dialogun dhe bashkëjetesën mes qytetarëve me prejardhje të ndryshme etnike dhe fetare si mënyrë e vetme për shoqëri të qëndrueshme dhe konstruktive.

Me qëllim që të arrihen këto rezultate u përgatitën disa projekte (shkëmbimi i ligjëratave, vizitë fakulteteve teologjike dhe objekteve fetare, trajnim për shkathtësi themelore, kampe verore ndërreligjioze, takime dhe debate lokale, kalendar ndërreligjioz, info dhe dialog qendra, studime komparative dhe adresar i bashkësive fetare).

Mes projekteve mundohet të zhvillohet komponenti arsimor, kulturor dhe informativ te grupi qëllimor. Krahas studentëve të dy fakulteteve teologjike në aktivitetet e programit morën pjesë edhe bashkësitë tjera fetare të cilat nuk kanë institucione arsimore në shtet si Kisha Katolike, Kisha Ungjillore-Metodiste dhe Bashkësia Hebraike, e në një pjesë të aktiviteteve inkuadroheshin edhe bashkësitë tjera fetare më të vogla.

Bashkëpunimi Ndërreligjioz në Maqedoni është program i vetëm i cili në ekzistimin e tij pesëvjeçar arriti të ndërtojë ura të vullnetit të mirë dhe bashkëpunimit mes klerikëve, studentëve dhe anëtarëve ortodoks, mysliman, katolik, hebrenj dhe protestant të bashkësive fetare në Maqedoni.

Me mbështetje të MCMS programi u planifikua të realizohet deri në tetor të vitit 2008, ndërsa pas kësaj periudhe pritet që bashkësitë fetare pavarësisht të vazhdojnë të bashkëpunojnë dhe të realizojnë një pjesë të aktiviteteve.

Programi është i mbështetur nga Qeveria Daneze dhe Norvegjeze, në bashkëpunim me Ndihmën Kishtare daneze (DCA) dhe Ndihmën Kishtare Norvegjeze (NCA).

Мултимедијална презентација на програмата.

 

Projekte të përfunduara:

 
Се наоѓаш тука  : Fillimi Për ne Qëllimet tona Diversifikim i pranuar kulturor