Krejt është kur i ke të gjitha - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Krejt është kur i ke të gjitha PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

celo-e-koga-ima-se

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është zhvillimi i proceseve demokratike, ruajtja e stabilitetit nacional nëpërmjet uljes së tensioneve ndëretnike te popullata dhe promovim i vlerave pozitive.

Qëllimi i projektit është të ngrihet vetëdija për çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, në veçanti nga aspekti i marrëdhënieve ndëretnike dhe promovimi i vlerave pozitive në dallimet mes entiteteve të ndryshme.

Aktivitete e parapara me këtë projekt përfshijnë fushatë në mediume, seminare për profesorët e shkollave dygjuhësore, punëtori një ditore, afishe dhe distribucionin e materialeve të botuara.

Fushata në mediume përbëhej nga 4 TV spote të cilat e promovonin pasurinë e dallimeve në gjuhë, religjion dhe kulturë mes entiteteve të ndryshme dhe film dokumentar në të cilin janë prezantuar mendimet e personave të moshës, gjinisë, profilit, prejardhjes etnike dhe religjionit të ndryshëm rreth çështjeve të marrëdhënieve ndëretnike dhe të drejtat e njeriut në përgjithësi. Spotet janë emituar në periudhë katër javore, nga qershori deri në korrik 2000 në 2 stacione televizive shtetërore dhe në 6 private, ndërsa filmi dokumentar është emituar në periudhë dymujore në 6 stacione televizive private.

Në kuadër të projektit janë mbajtur 6 seminare treditore për profesorët e shkollave të mesme në të cilët kanë marrë pjesë 92 profesorë. Në këto seminare janë përpunuar tema nga të drejtat e njeriut, kurse janë organizuar nga ana e Qendrës informativ për shoqëri civile (ICGO). ICGO-ja përgatiti 20.000 broshura për nxënësit e shkollave të mesme me përmbajtje interkative duke përpunuar tema siç janë toleranca, nacionalizmi, multikulturizmi, etj. Broshurat janë distribuuar në 21 shkolla të mesme dygjuhësore në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë.

Në 11 qytete në Maqedoni edhe atë në: Shtip, Kumanovë, Veles, Prilep, Shkup, Delçevë, Strugë, Strumicë Tetovë, Gostivar dhe Manastir u organizuan punëtori njëditore me OJQ, mediume dhe vetëqeverisjen lokale. Punëtoritë njëditore përbëheshin nga ligjërata interaktive për të drejtat e njeriut dhe marrëdhëniet ndëretnike. Në qytetet e njëjta u organizuan edhe ekspozita të vizatimeve për fëmijë dhe zbavitje për të rinj, të cilat u shfrytëzuan për promovimin e projektit nëpërmjet TV spoteve dhe distribucionin e materialeve të shtypura.

Si pjesë e fushatës ishte edhe vendosja e bilbordeve me zgjidhje grafike nga TV spotet në 11 qytete në Maqedoni në periudhë dymujore.

U përgatitën edhe një sërë materialesh promotive siç janë fanelle, stilolapsa, kalendarë xhepi, të cilat u distribuuan nëpër institucione të huaja dhe vendore, përfaqësi diplomatike, organizata joqeveritare, mediume dhe të gjithë ata të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekte ishin të kyçur në projekt në periudhën prej qershorit deri në shtator 2000.

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Për punën tonë Ngritja e vetëdijes dhe fushatat Materiale promovuese