MCMS e promovoi publikimin “Lobimi në vetëqeverisjen lokale” - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

MCMS e promovoi publikimin “Lobimi në vetëqeverisjen lokale” PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E premte, 29 maj 2009 14:26

Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, më 28 maj 2008, në Shkup, e promovoi librin “Lobimi në vetëqeverisjen lokale” të autorit mr. Marjan Tanushevski.

MCMS e promovoi publikimin “Lobimi në vetëqeverisjen lokale”

Qëllimi i autorit ishte ta studiojë rëndësinë dhe dobinë nga lotimi në kontekst të procesit të decentralizimit dhe kompetencave të shtuara të vetëqeverisjes lokale. Libri i përpunon konceptet themelore bashkëkohore teorike dhe pikëpamjet shkencore lidhur me definimin e lotimit, në kontekst të procesit të marrëdhënieve me opinionin.

“Libri është intervenim pionier në shkencë në fushën e lobimit në përgjithësi, ndërsa veçanërisht në vetëqeverisjen lokale. Libri ka për qëllim të fillojë procese të ndryshimit të vetëdijes të gjitha subjekteve dhe pjesëmarrësve në veprimtarinë e vetëqeverisjes lokale” tha dr. Konstantin Petkovski, një nga recensentët e publikimit.

Лобирањето како фактор на зголемување на ефикасноста на локалната самоуправаAutori i publikimit Marjan Tanushevski theksoi se decentralizimi nuk është garancia e vetme për vetëqeverisje lokale efikase. Sipas tij, ekzistojnë shumë faktorë të cilët ndikojnë mbi këtë proces, ndërsa një nga kryesorët është faktori i njeriut, i cili duhet të posedojë kapacitete mes të cilave edhe shkathtësinë për lobim. Ai theksoi se në libër janë përmbledhur edhe rezultatet nga hulumtimi në teren, ku kësaj ftese janë përgjigjur 71 prej 85 kryetarëve të komunave.

Publikimi është mbështetur nga MCMS dhe do të distribuohet deri te të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë.

 

Google translate

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Проекти

Кодекс за граѓански организации

 

Civica Mobilitas

Отчетни ГО

Граѓански ресурсен центар

 

СЕЛДИ

Се наоѓаш тука  : Fillimi Lajme dhe opinioni Lajme MCMS e promovoi publikimin “Lobimi në vetëqeverisjen lokale”