Shpallje - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Shpallje
QMBN kërkon ko-moderator për komunën e Zhelinës PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E martë, 17 prill 2012 10:23

Në periudhën prill 2012 - tetor 2013, procesin forumor në Komunën e Zhelinës do ta realizojë Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN). Për nevojat e Forumit shpallet Konkurs për zgjedhje të një KO-MODERATORI i cili do të angazhohet në kohëzgjatje prej 6 muajsh, 9 ditë pune gjatë muajit me kohë pune fleksibile.

Qëllimi i programit ,,Forume në bashkësi” është që të përkrah zhvillimin participativ të bashkësive në nivel lokal përmes organizimit të gjashtë sesioneve forumore dhe realizimit të mirëfilltë të projekteve nga sesionet e forumit. Programi është i financuar nga Agjencioni Zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) ndërsa është e udhëhequr nga Njësia për koordinim të forumeve (NJKF) në bashkëpunim me Bashkësinë e njësive të vetëqeverisjes lokale BNJVL (më shumë informata në www.forumivozaednicata.com.mk).  

Ko-moderatori është ndihmës i moderatorit të forumit dhe udhëheqës i grupit operativ. Grupi operativ është i përbërë nga 6 deri në 8 anëtarë dhe është përgjegjës për organizimin e sesioneve.

Detyrat, përgjegjësitë dhe rezultatet e pritura:

  • Udhëheqje dhe koordinim me grupin operativ
  • Organizimin dhe ko-moderimin e sesioneve, përfshirë edhe rekrutimin e pjesëmarrësve të forumit
  • Organizimin dhe ko-moderimin e mbledhjeve mes sesioneve
  • Përgatitjen teknike të sesioneve(salla, postera, pajisje)
  • Koordinimi i aktiviteteve me opinionin në nivel lokal
  • Përgatitja dhe ruajtja e dokumenteve për dhe nga sesionet e forumit dhe punën mes sesioneve (procesverbal, evidenca për pjesëmarrje, ftesa etj).
  • Pjesëmarrja në trajnime të organizuara nga NJKF, QMBN dhe SDC
  • Ndihmë moderatorit gjatë mbarëvajtjes së sesioneve
  • Përgatitja e raporteve mujore

Kualifikimet dhe përvoja:

  • arsimimi universitar
  • njohja e gjuhës angleze 
  • shfrytëzimi aktiv i kompjuterëve (WORD, EXEL, OUTLOOK)
  • njohuri për procesin e decentralizimit
  • përvoja me organizatat joqeveritare
  • të jetë banor i komunës së Zhelinës
  • përvojë me fascilitimi, koordinim dhe raportim
  • aftësi për punë ekipore
  • shkathtësi të shkëlqyera komunikimi

Përshkrimi i detyrave të punës për ko-moderator

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë biografi të shkurtër (CV) dhe letër motivimi, më së voni deri me 18 prill (E merkure) në adresën: Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë

 
МЦМС бара ко-модератор за општина ДЕЛЧЕВО PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E hënë, 09 prill 2012 12:51

Во периодот април 2012 – октомври 2013, Форумскиот процес во општина Делчево ќе го спроведува Македонски центар за меѓународна соработка (МЦМС). За потребите на Форумот, се распишува оглас за избор на КО-МОДЕРАТОР кој ќе биде ангажиран во времетрање од 6 месеци, 9 работни дена во текот на месецот, со флексибилно работно време.

 
Покана за основна обука за процесите за креирање политики и процедури за подготовка на законите PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E enjte, 05 prill 2012 21:01

Македонскиот центар за меѓународна соработка (МЦМС) ве поканува да учествувате на основна обуката за процесите за креирање политики и процедури за подготовка на законите што ќе се одржи во Маврово на 19 и 20 април 2012 година. Обуката е наменета за претставници на граѓанските организации кои немаат претходно искуство во процесите на подготовка на закони.

 
Shpallje: Forumi i organizatave qytetare nga rajoni ndërkufitar i Republikës së Maqedonisë me Republikën e Shqipërisë PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E premte, 17 shkurt 2012 13:39

Në Forum mund të marrin pjesë:

  • Organizata qytetare: shoqata të qytetarëve dhe fondacione, sindikata, oda ekonomike, organizata të punëdhënësve dhe bashkësi fetare.
  • Njësi të vetëqeverisjes lokale dhe institucione lokale (agjenci, ndërmarrje publike, shkolla, universitete etj.).

Përparësi do të kenë organizatat qytetare, të cilat janë regjistruar ose veprojnë në rajonet ndërkufitare dhe atë: Pollog, Maqedoninë Jugperëndimore (Maqedoni) dhe Dibër dhe Elbasan (Shqipëri).

Forumi do të përbëhet nga pjesa ekspozuese,l debate publike dhe ngjarje socio-kulturore. Hapësira ekspozuese do të organizohet përmes stendave, pllakateve dhe prezantimeve audio-vizuale. Pritet të prezantohen rreth 50 organizata qytetare dhe aktorë tjerë nga rajoni ndërkufitar.

Në debatet publike (panele, tryeza të rrumbullta) do të diskutohet rreth më shumë çështjeve me interes të përbashkët për qytetarët, organizatat qytetare dhe aktorët tjerë nga rajoni ndërkufitar.

Me ngjarjet socio-kulturore do të promovohet trashëgimia kulturore dhe natyrore dhe vlerat e rajonit ndërkufitar.

Më shumë informata për Forumin, si dhe për mënyrën e paraqitjes mund të gjenden në Informatën për ngjarjen. Plotësoni dhe paraqituni për pjesëmarrje në pjesën ekspozuese, pjesën e forumit apo të ngjarjeve socio-kulturore.

Afati i fundit për paraqitje është 07 mars 2012 (e mërkurë).

Hyrja për vizitorët në Forum është e lirë. Për qytetarët nga rajonet e Pollogut dhe Maqedonisë Jugperëndimore do të sigurohet transport pa pagesë. Më shumë informata për Forumin, si dhe për mënyrën e paraqitjes mund të gjenden në ueb faqen: www.mcms.mk, si dhe përmes e-postës: Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë . Afati i fundit për paraqitje është 29 shkurt 2012 (e mërkurë).

 


JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL

Google translate

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Проекти

Кодекс за граѓански организации

 

Civica Mobilitas

Отчетни ГО

Граѓански ресурсен центар

 

СЕЛДИ

Се наоѓаш тука  : Fillimi Lajme dhe opinioni Shpallje