Paraqitu - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Paraqitu PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Bëhu vullnetar.. Praktiko...

Që të jesh vullnetar në MCMS është e nevojshme që të dërgosh një mesazh ose letër për shprehjen e interesimit për vullnetarizëm në MCMS dhe një biografi të shkurtër. Bashkëpunëtori përgjegjës në MCMS do ti informojë për mundësitë për vullnetarizëm në afat të shkurtër.

Zakonisht MCMS pranon vullnetarë dy herë në vjet, por edhe varësisht nga numri i të paraqiturve dhe/ose mundësive mund të jetë edhe më shpesh.

Për praktikë në MCMS është e nevojshme që institucioni i lartë arsimor nga Maqedonia ose jashtë saj të dërgojë kërkesë ku do të jepet përshkrim i shkurtër për mësimin e nevojshëm praktik për studentët e tij (të studimeve deri në diplomim ose pas diplomimit), si dhe për kohëzgjatjen e saj dhe për numrin e studentëve për të cilët kërkohet praktika që të realizohet në MCMS. Bashkëpunëtori përgjegjës në MCMS do ti përgjigjet kërkesës në afatin e dhënë nga institucioni arsimor ose sa të mundet më shpejtë.

Personi përgjegjës për vullnetarët dhe praktikantët në MCMS është Simona Ognenovska.

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Mbështetje Inkuadrohu Paraqitu