Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Pse të dhuroj? PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Që t’u ndihmoni atyre që kanë nevojë!
Që të jenë solidar dhe me përgjegjësi shoqërore!

Donacioni paraqet ndihmë vullnetare dhe të pakushtëzuar në të holla, të mira ose shërbime, e cila nuk krijon dobi të drejtpërdrejtë për donatorin, e as obligim për kthim nga pranuesi.

Donacioni juaj, pa dallim nëse është i madh ose i vogël, në të holla, kohë ose të mira do të sjellë ndryshime për të mirë. Ndonjëherë kjo do të thotë kushte më të mia për të mësuar ose për jetë, ndërsa ndonjëherë edhe ndryshim pozitiv në bashkësi ose shoqëri. Mund të dhuroni që të bëni dallim në jetë për një person të caktuar, por mund t’i dhuroni edhe ndonjë organizate qytetare e cila do të bëjë ndryshime në shoqëri dhe qëllimet dhe vlerat e së cilës do t’i ndajmë.

Duke bërë të mirë për tjerët, bëni të mirë për vete!

Ka shumë mënyra se si të dhuroni: ta dhuroni kusurin në kuti për kontribute bamirëse në ndonjë shitore, të dërgoni SMS për donacion, të blini kartolina ose buletë për koncert, të ardhurat e të cilit shkojnë për qëllime humanitare ose qëllime zhvillimore, të ndani një pjesë nga tatimi juaj për ndonjë organizatë qytetare, të dhuroni veshmbathje ose mobile në ndonjë organizatë humanitare, kishë ose bashkësi fetare...

Donacioni juaj mund të jetë edhe nga familja juaj ose familja më e gjerë, nga ndërmarrja të cilën e posedoni/udhëhiqni ose ku punoni...

 

Проекти

Civica Mobilitas

 

Tacso

E re

Се наоѓаш тука  : Fillimi Mbështetje Dhuro Pse të dhuroj?